Wednesday, March 27, 2013

Sondazhi i Soros për 12 qarqet, rezultatet: PD 22%, PS 19%, pa parti 48%

Publikohet sondazhi për Shqipërinë dhe për 30 vende të Europës.
Sondazhi i SOROS: PD 22%, PS 19%, 47.8% me asnjë parti.
Votuesit e rinj, 16% do votojnë PD-në, 9% për PS

Pak muaj para zgje-dhjeve, fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (Soros), ka publikuar të parin sondazh lidh-ur me prirjet e qyte-tarëve për 23 qershorin. Organizatorët, të cilët janë koordinuar nga zyrat qendrore në “City University London”, kanë kryer sondazh njëkohësisht në 30 vende të Europës në periudhën dhjetor 2012- shkurt 2013 dhe në pyetje janë marrë 1208 të intervistuar ballë për ballë, shtëpi më shtëpi, në të 12-të qarqet e Shqipërisë, në fshat dhe qytet. “Teknika e intervistimit sjell risi në Shqipëri, pasi intervistat janë kryer nëpërmjet tabletave kompjuterike që mundësojnë hedhjen e të dhënave në kohë reale në kompjuter, duke evituar kështu gabimin njerëzor në kalimin e tyre nga letra në kompjuter, por edhe problematikat e njohura me ndershmërinë në intervistim”, thuhet në njoftimin e Soros.
Sondazhi
Sipas gjetjeve të nxjerra nga organizatorët e këtij sondazhi, 22.7 për qind e të pyeturve kanë deklaruar se ndihen më afër Partisë Demokratike, kundrejt 19.6 për qind të qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se ndihen më afër PS-së. Numri më i madh i qytetarëve, 47.8 për qind, nuk janë pozicionuar për asnjë parti, ndërsa katër për qind kanë refuzuar të përgjigjen. Sa u përket partive të vogla, FRD-ja ka 1.3 për qind, AK-ja 1.2 për qind dhe LSI e PDIU nga 1 për qind. Partia Socialiste rezulton të ketë elektoratin më besnik në vend. Konkretisht, 57.3% e të majtëve deklarojnë se ndihen më afër PS-së, ndërsa 33% e të majtëve shprehen se nuk ndihen afër asnjë partie dhe vetëm 1.1% e tyre ndihen më afër PD-së. Ndërkohë që 56.7% e të djathtëve (0.6% më pak se PS) ndihen më afër PD-së dhe 32.3% e tyre nuk ndihen afër asnjë partie. Sipas shifrave të sondazhit, 1.8% e të djathtëve (0.7% më shumë se të majtët) ndihen më afër PS-së. Sa u përket qytetarëve të qendrës, 73.3 për qind e tyre nuk ndihen afër asnjë partie, ndërsa PD e PS kanë nga 7.2% të kësaj kategorie. Nga ata që nuk kanë votuar në 2009-ën dhe që janë potencialisht zgjedhës të rinj sivjet, 9.6% shprehen afër me PS, 16.4% me PD. Një tjetër tregues i besnikërisë së elektoratit socialist vërehet edhe në pyetjen se për cilën parti kanë votuar në vitin 2009 dhe në cilën parti ndihen afër sot. Kështu, 54.5 për qind e atyre që kanë votuar PD-në më 28 qershor ndihen afër kësaj partie, ndërsa 36.7 për qind e atyre që kanë votuar PD-në nuk ndihen afër me asnjë parti. Vetëm 2.9 për qind e atyre që votuan alternativën e djathtë sot ndihen afër PS-së. Në të kundërt, 63.3 për qind e atyre kanë votuar PS-në (8.8 më shumë se votuesit e PD), ndihen sërish afër PS-së, ndërsa 30.6 për qind e atyre që votuan PS-në nuk ndihen më afër kësaj partie. Rrudhjen më të madhe e ka LSI-ja, ku 60 për qind e të intervistuarve që votuan këtë parti para katër vitesh, sot nuk ndihen afër asnjë partie dhe 33.3% e atyre që votuan LSI-në sot ndihen sërish afër kësaj partie.

Shqiptarët kundër gejve dhe lesbikeve
Të krahasuara me gjetjet përfundimtare të të njëjtit sondazh në 27 vende të tjera në vitet 2010-2011, gjetjet paraprake për Shqipërinë sugjerojnë se shoqëria shqiptare është më homofobe se 27 të tjerat. Të pyetur nëse mendojnë se gejt dhe lesbiket duhet të jenë të lirë të jetojnë si të dëshirojnë, 53% thonë “Jo”, përqindje më e lartë edhe se disa vende fqinje si Kroacia dhe Greqia.


1 comment:

  1. Çdo problem ka një zgjidhje kur takoni personin e duhur! Mos kini frikë se ka një magjistar të shkëlqyeshëm dhe zgjidhës shpirtëror të problemeve që është në gjendje t'i japë fund problemit tuaj. Dua të vlerësoj DAWNACUNA për rivendosjen e martesës sime me magjinë e saj, Pas 1 viti ndarje me burrin tim, me ndihmën e magjistarit të mrekullueshëm DAWNACUNA burri im u kthye në shtëpi dhe tani ne jemi të lumtur së bashku për mirë, edhe një herë faleminderit për DAWNACUNA ajo gjithashtu shëroi të gjitha llojet e sëmundjeve dhe të tilla si,

    1 SHPALLJA E DASHURIS
    2 FITONI S EX KTHIMIN
    3 FRYTET E GOMS
    4 SHPALLJA E PROMOCIONIT
    5 SHPALLJA E MBROJTJES.
    6 Magjia e BIZNESIT.
    7 SHPALLJA E MIR E PUNS.
    8 HIV AIDS.
    9 STOP MISKARRIMI.
    Drejtshkrimi i LOTERIS dhe RASTI I GJYQSIS Contact Kontaktoni atë për ndihmën tuaj nëpërmjet:
    WHATSAPP: +2348032246310.
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete